Udhëtimi


Shënim informativ për lexuesit jo-suedezë:

Ky ishte itinerari i udhëtimit tonë në Suedi në verën e vitit 2006. Reklama të cilës i referohemi në tekstin e mëposhtëm thjeshtë lexon:

"A jeni të shqetësuar për orientimin seksual të ardhshëm të fëmijës tuaj?
Nëse po, atëherë vizitoni:  www.amoso.org"

I dashur prind dhe gjysh:
Lista e mëposhtme përfshin disa qytete që planifikojmë të vizitojmë gjatë udhëtimit tonë në Suedi këtë verë. Nëse vini të na vizitoni do të mund të merrni literaturë falas, e cila është e listuar nën kolonën anësore e quajtur ”Kontakt dhe Literaturë Falas”. Pra, nëse keni ndonjë pyetje për atë që prezantojmë në këtë faqe jeni të mirëseardhur në një nga qytetet e mëposhtme. Kërkoni për një furgon të kuq me një ngjitëse të madhe që lexon "www.AMOSO.org"
Ju lutem mbani mend: Ne nuk mund të japim literaturë falas në vendet që ndalojmë për të ngrënë ose për tu furnizuar me benzinë. Por mund të vozisim në ndonjë vend afër ku mund të takohemi me ju, të ndajmë materialet dhe t’ju përgjigjemi çdo pyetje. Gjithashtu mund të kërkoni literaturë falas ndërsa vizitoni këtë faqe dhe ne do i dërgojmë materialet me postë. Ndoshta disa nga ju nuk dëshirojnë të japin adresat e tyre dhe dëshirojnë ti marrin materialet në mënyrë anonime. Si të dëshironi!

Ne do të reklamojmë edhe në gazetat lokale. Por deri tani 2 (nga 14 gjithsej) nuk i kanë pranuar reklamat tona (Bohuslänningen dhe Närkes Allehanda).  Nuk kam pasur mundësi të kontaktoj Bohuslänningen për një shpjegim. Në anën tjetër, kryeredaktori i Närkes Allehanda (Ulf Andersson), mendon se materiali ynë është ”nxitje e dhunës ndaj një grupi të caktuar”. Kur e pyeta zëdhënësin për shpjegime të mëtejshme, ai më tha se krahasimi i dy mënyrave të jetesës ishte e njëanshme dhe nuk fliste shumë mirë për njërën nga mënyrat e jetesës. Me siguri e kishte fjalën për jetesën homoseksuale.

Komenti im është i mëposhtmi:
Si mundet një shpjegim i vërtetë i jetesës – i bazuar në materiale nga faqja e internetit të RFSL dhe raporteve kërkimore – të konsiderohet ”nxitje e dhunës ndaj një grupi të caktuar”? Nëse Närkes Allehanda me të vërtetë e beson këtë, atëherë ata duhet të më denoncojnë në polici me qenë se kam shkelur ligjin suedez.

Megjithatë, siç do të lexoni vetë në përmbajtjen e kësaj faqeje, do të vini re që krijon mëshirë për këta njerëz të mjerë, shumica e të cilëve kanë pasur eksperienca traumatike në fëmijëri. Mungesa e babait ose një modeli mashkullor ose mungesa e ndihmës në zhvillimin mashkullor është me të vërtetë tragjike. Megjithatë, është e domosdoshme që prindërit dhe gjyshërit të jenë të informuar se si mund të mënjanojnë një zhvillim të tillë të pasardhësve. Mostregimi i informatave të tilla për parapaguesit e tyre mua më duket si akti përfundimtar i papërgjegjshëm i z. Andersson.

Në këtë rast ngrihet dyshimi se si do ti përgjigjej z. Anderson RFSL-së nëse ata do të dëshironin të reklamimin faqen e tyre të internetit në Närkes Allehanda.  A do ta kishte hedhur poshtë edhe reklamën e tyre gjithashtu? Nuk besoj. Kjo duke marrë parasysh se ata në faqen e tyre të internetit midis të tjerash reklamojnë përdorimin e drogave të jashtëligjshme. Kini parasysh këtë: RFSL-ja – një organizatë që merr mbështetje bujare financiare nga qeveria – rekomandon në faqen e tyre përdorimin e drogave të jashtëligjshme. A jam unë vallë i vetmi që mendon se kjo çmenduri ka zgjatur mjaft? Nuk besoj se po, nga të gjitha postat elektronike që më kanë ardhur deri tani. E gjithë kjo situatë sigurisht që ngre pyetjen e lirisë së shprehjes në demokracinë tonë. 

Meqenëse lista e qyteteve që planifikuam të vizitojmë është shumë e gjatë dhe e mbushur me data dhe adresa, këtu përmbledhim udhëtimin tonë si më poshtë:

Kishim në plan të vizitojmë rreth 130 nga qytetet e mëdha në Suedi. Në fakt i vizituam shumicën, por në disa vende u ballafaquam me egërsinë e grupeve aktiviste të cilat me dhunë iu kundërvunë asaj që po bënim ne (shih menynë e sipërme të quajtur ”homomafia”). Në disa raste vetura jonë u shkatërrua dhe shumë nga materialet që kishim në plan të shpërndanim i vodhën. Pas një sulmi afër fundit të udhëtimit tonë – kur një gur i madh u hodh në xhamin e veturës (që mund të na kishte vrarë) dhe pas shumë kërcënimesh ndaj jetës – vendosëm ta anulojmë udhëtimin në gjashtë qytetet e fundit dhe ta mbyllim udhëtimin para kohe.