PJESË NGA DITARI YNË I UDHËTIMIT NË SUEDI – në rregull
të kundërt kohor. |
Homolobi apo Homomafia? E mërkurë, 13 Shtator 2006
Por ky incident më bëri të vendos ta ndal udhëtimin tim. Ishte një gur me diametër 15 cm i hedhur në dritaren e mbrapme me gjithë forcën. U përplas në mbështetësen e kokës së sediljeve të mbrapme, prandaj nuk arriti tek ne përpara. Këtë herë ishte vetëm një gur, por herën tjetër mund të ishte një plumb. Atëherë, as dritarja e furgonit e as xhaketat anti-plumb (që i blemë nga "Militärlagret" në Landskrona para udhëtimit tonë dhe i vishnim gjatë gjithë kohës që nga sulmi i bandave në Umea; shih datën 29 Gusht më poshtë) nuk mund ti ndalonin plumbat. Dhe, meqenëse unë jam mbrojtësi fizik i gruas time, vendosa që ishte mjaft, edhe megjithëse ajo donte të vazhdonte. Nuk do të mund të shkojmë në gjashtë qytetet e fundit në Skene. Pas ngjarjes në Linkëping (shih 5 Shtatorin) në disa vende kemi vënë re vetura policie mbrapa nesh në përpjekje të dukshme që të mënjanojnë të gjitha incidentet e mundshme. Në Skëvde na e pohuan dorazi që ata ishin atje për atë qëllim. Sigurisht që ne i jemi mirënjohës. Por ata nuk mund të bëjnë shumë për ne. Megjithatë, pyetja që është pezull është nëse ne merremi me një lobi homoseksual agresiv ose me diçka të tillë si mafie homoseksualësh në Suedi. Kryetari i RFSL-së, Soren Andersoni, tha për mua në një deklaratë në Dagen (një gazetë e përditshme) që “është e tmerrshme që një njeri të mbartë kaq shume urrejtje brenda vetes”. Por ai gjithashtu tha se RFSL e distancon veten nga sulmet kundër nesh (që është për tu lavdëruar) megjithëse ai mund “të kuptonte veprimet”; një deklaratë që qartësisht e dobëson kundërshtimin e tij ndaj dhunës (jo aq për tu lavdëruar). Unë bie dakord që RFSL-ja nuk mund të mbajë përgjegjësinë për veprimet e paligjshme të disave, siç jo të gjithë që nuk e pëlqejnë RFSL-në nuk mund të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e paligjshme kundër homoseksualëve. Por është e rëndësishme që njerëzit në udhëheqje në të dyja anët të mbajnë një qëndrim të rreptë ndaj nxitjes së dhunës dhe kërcënimit. Sigurisht që asnjë organizatë nuk mund të vëzhgojë veprimet e të gjithë anëtarëve gjatë gjithë kohës. Por disa ngjarje mund të jenë nën vëzhgim. Një shembull është Festivali Pride në Stokholm, ku RFSL-ja ka autoritet. Si ndodhi atëherë që ata lejuan një mbledhje të organizuar gjatë festivalit Pride ku vizitorët gjuanin me shigjeta fotografitë e “homofobëve” Ulf Ekman, Alf Svenson dhe Papës? Nëse kjo nuk ishte nxitje e urrejtjes, çfarë është tjetër? Sigurisht që papa ka mbrojtje fizike të vazhdueshme, por si u ndjenë vallë dy të tjerët? Diçka që z. Anderson dhe RFSL-ja duhet të kuptojnë është që në një shoqëri të lirë dhe të hapur nuk mund të ndalosh prindërit që të informohen për: 1) se si mund të parandalojnë homoseksualitetin e ardhshëm të fëmijëve nëse dëshirojnë, 2) që homoseksualiteti nuk është gjenetik në natyrë dhe (sigurisht) 3) një përshkrim i jetesës homoseksuale e bazuar në informacionin e RFSL-së si dhe të dhëna të tjera të vërtetuara. Në këtë mënyrë prindërit mund të vendosin duke qenë të informuar për atë që është orientimi i ardhshëm seksual i fëmijëve të tyre. Gjithashtu duam të përmendim që u munduam të blejmë vend reklamash për faqen tonë të internetit në gjithsej 42 gazeta vendore, 28 nga të cilat e pranuan reklamën dhe 14 nuk e pranuan. Një koeficient 2:1. Në një anë u befasuam nga numri i lartë që na pranuan. Ndoshta ndodhi kështu se nuk reklamuam kurrë në tre zonat e mëdha të qytetit, meqë menduam se njerëzit në fshatra nuk ndjekin hap pas hapi “korrektësinë politike” si njerëzit në qytetet e mëdha. Norma e pranimit ishte më e lartë në fillim dhe u ul në fund. Kjo ndoshta ndodhi ngaqë lobi homoseksual ushtroi presion mbi gazetat (që u rrit me kalimin e kohës) që të mos i pranonin reklamat. Dëgjuam që vetëm një gazetë (Nya Wermlandstidningen) qëndroi në mbrojte të pozitës së tyre që të dëgjohen të gjitha anët (lexo: liria e shprehjes). Gazetat e tjera u tërhoqën për shkak të presionit. Dy gazeta e tërhoqën reklamën pas dy herësh që i publikuan dhe morën ankesa. Si përmbledhje, duam të falënderojmë të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që takuam gjatë udhëtimit tonë në Suedi. Si ata që na mbështetën ashtu edhe ata që kishin pyetje për atë që bëjmë dhe themi. Njerëz që takuam personalisht, nëpërmjet postës elektronike, ose nëpërmjet telefonit. Kemi veçse qëllime të mira në zemrat tona. Madje edhe për ata që nuk na e duan të mirën. E martë, 5 Shtator 2006 –
edhe më shumë sulme Nga fundi i udhëtimit tonë në
Suedi morëm postën e mëposhtme nga Linkëpingu: Nga: "kompis" <antifa@linkoping> kompis skriver: E përkthyer do të thotë: Qëllimi i këtij udhëtimi ishte
të arrinim të informonim prindërit se sa mund të bëjnë për fëmijët e tyre (sidomos
djemtë) që ti ndihmojnë të zhvillojnë gjininë mashkullore dhe të mënjanojnë
një jetesë homoseksuale. Na ngjan sikur shumë pak njerëz kujdesen për
interesat e fëmijëve të vegjël në mesin tonë. Homoseksualët dhe krahu i tyre
i fortë lobist kanë shumë lloje fuqish në dispozicion (media, politika,
financa, madje dhe kërcënimi). Me të vërtetë zëra të fuqishëm. Por të vegjlit
në mesin tonë – ata tani dhe brezat në vazhdim – kanë shumë pak të rritur në
anën e tyre që ti ndihmojnë të shmangin konfuzionin gjinor. Tani është më e
qartë se kurrë, kur Parlamenti suedez ("Riksdag"), në 5
Qershor 2002, votoi me shumicë për lejimin e homoseksualëve që të adoptojnë
fëmijë (shiko faqen e internetit Miti 2 pika 4; PARADA E TURPIT). E shtunë, 3 Shtator 2006 –
sulme të tjera nga lobi homoseksual
Duke u kthyer në hotel i thashë gruas se nuk do të dëshiroja që ajo të kalonte më incidente të tilla, kështu që vendosëm të mos ndalojmë më në vendet e lajmëruara ku jemi aq të pambrojtur nga sulmet e lobit homoseksual. Por ajo mu përgjigj se të ndryshonim planet tani do të ishte sikur të dorëzoheshim ndaj kërcënimeve të lobit homoseksual dhe do të ishte sikur ti dorëzonim fitoren atyre hapurazi. Kjo pati ndodhur me shumë njerëz të tjerë që u frikësuan nga sulmet. Jo gjithmonë si na ndodhi neve, me kërcënime ose sulme fizike, por shpesh me të shara (si neofashist, homofob, etj.) ose duke u përpjekur për ti shkatërruar biznesin ose karrierën e dikujt. Prandaj gruaja ime donte që të vazhdonte me planin që kishim. Ajo ka shumë guxim. Disa herë ndjehemi sikur jemi të vetmit në Suedi që mbrojmë interesat e fëmijëve të sotshëm dhe të ardhshëm duke u përpjekur që të mos bien pre e jetesës homoseksuale. Ata fëmijë të mjerë nuk kanë asnjë zë tjetër që ti mbrojë. Lobi homoseksual, në anën tjetër ka një zë të fuqishëm në media dhe politikë. Ne e kuptojmë që përpjekjet e njerëzve si ne për të mirën e fëmijëve shihen si përpjekje armiqësore për të ndërhyrë në fushat e tyre në rritje të rekrutimit. Çdo vit rreth 2000 djem në Suedi – në një gjendje seksuale të ngatërruar jo e shkaktuar nga ata – përqafojnë këtë lloj jetese. E enjte, 31 Gusht 2006
- zhgënjim (disi) E martë, 29 Gusht 2006 - sulme nga lobi homoseksual Edhe pse mesazhi jonë është për prindërit suedezë (grupi jonë i interesit) duket sikur lobi homoseksual (i përfaqësuar më shumë nga RFSL-ja) është mobilizuar për të penguar veprimtaritë tona. Kemi dyshimin që çmaskimi i materialeve të ndyra në faqen e tyre të internetit dhe rekomandimi për suedezët se si të përdorin drogë të jashtëligjshme janë arsyet. Dje (28 Gusht) vizituam qytetin e Umeës në veri të Suedisë. Më herët atë ditë kisha pritur në aeroport gruan time në Umea. U kthye pas një javë mungese, pasi ishte në Kaliforni duke u kujdesur për nipat tanë. Ndërsa udhëtuam drejt hotelit tonë i thashë gruas që prisja disa ditë të bukura dhe pushim në ditët në vazhdim. As nuk më shkonte ndër mend se çfarë do të ndodhte atë natë. Duke shkuar për në takimin e caktuar më parë tek Mekdonaldsi në afërsi të Umeës, vumë re një turmë çuditërisht të madhe që ishte mbledhur. Nga përvoja të ngjashme të më përparshme kuptuam që ata nuk ishin të gjithë prindër, por disa ishin aty për të ndërprerë ndarjen e materialeve të shtypura prindërve të interesuar. Por as nuk e kishim menduar një sjellje kaq të ligë dhe me urrejtje të këtyre njerëzve armiqësorë. Pas darkës e hapëm veten për pyetje dhe pyetëm kush në turmë (rreth 30 veta) ishin prindër. Kishte 4 prindër ose çifte prindërish në turmë që kishin ardhur për materiale dhe ne ja dhamë me kënaqësi. Pasi u bëmë gati të iknim, pjesa tjetër e turmës (homoseksualë dhe aktivistë homoseksualë) më rrethuan në atë mënyrë që nuk mund të hyja në veturë. Mu desh të shtyhesha që të hyja. Plani i tyre si duket ishte që ndërsa disa pengonin hyrjen time në makinë, pjesa tjetër hapi derën e pasme, nxori të gjithë kutitë me materiale dhe DVD, i hodhën në tokë dhe i shkelën me furi. Nuk mund të bënim asgjë përveç se të shihnim të dëshpëruar. Kishte rreth 20-30 vetë kundër meje dhe gruas time. Pasi bënë këtë rrëmujë u larguan. I pata treguar telefonin tim celular, dhe edhe nëse nuk do ta kisha thirrur policinë, mund të kenë menduar që e thirra. Pasi rregulluam rrëmujën e bërë dhe mblodhëm atë që mund të shpëtohej – me ndihmën e prindërve po aq të çuditur sa ne që kishin ardhur për materiale – u larguam nga zona ku ishim parkuar. Por demonstruesit na e bllokuan daljen duke formuar një zinxhir. Ndërsa dolëm, na sulmuan me gurë dhe gërvishtën veturën. Aty ishte e pranishme një gazetare e radios gjatë gjithë ngjarjes. Që nga momenti që na u afrua e dinim që ajo ishte në anën e tyre. Prandaj, siç e kishim planifikuar më parë (të mos jepnim intervista medias suedeze të njëanshme dhe armiqësore në përgjithësi), nuk e lejuam intervistën me gjithë zhgënjimin e saj të dukshëm. Megjithatë, pas shkatërrimit që ndodhi ajo e pyeti gruan time për një mendim për atë që ndodhi. Kësaj gruaja ime iu përgjigj prerë: “Gjëra më të këqija mund të kishin ndodhur”.
Mund të lexoni më shumë për sulmet nga lobi homoseksual në Suedi ndaj njerëzve me të cilët nuk bien dakord nën Mitin 2 pika 7. Tragjedia e vërtetë në të gjithë këtë histori nuk është ajo që na ndodhi neve dhe makinës tonë. Tragjedia e vërtetë është sjellja e ngjashme Sodomit që është gjithnjë e më e rregullt tashmë në Suedi. Ne patëm nxjerrë një seri reklamash në gazetën lokale të qytetit (Västerbottens-kuriren) për katër ditë (nga e mërkura deri të shtunën) para ardhjes tonë. Të enjten më erdhi një telefonatë nga gazeta, duke më thëne që do ta tërhiqnin reklamën për dy ditët e fundit. I pyeta a ishte kjo për shkak të presionit të bërë nga jashtë. Ato më thanë që po. Mbrëmë jashtë Mekdonaldsit kuptova pse ata nuk donin (ose nuk guxonin) të vazhdonin me publikimin e reklamës. Është e lehtë për t’u kuptuar që nuk do shumë mundim nga lobi homoseksual të dëmtojë rëndë një gazetë të vogël lokale. Suedia morri edhe një goditje tjetër të rëndë në procesin e lirisë së shprehjes. Dikush më këshilloi që duhet ti kisha denoncuar këto ngjarje në polici. Por është e vështirë të denoncosh dikë për të cilët kemi dhembshuri. Njerëzit në lobin homoseksual nuk janë armiqtë tonë, aspak. Ne i duam ata si qenie njerëzore. Në të njëjtën kohë është po aq e rëndësishme që ti informojmë prindërit për gjithçka që ata mund të bëjnë që të ndikojnë orientimin seksual të ardhshëm të fëmijëve dhe nipërve të tyre. E shtunë, 26 Gusht 2006 – rënie
e intervistave Në këtë pjesë veriore të Suedisë shumica e popullsisë jeton dhe shumica e aktivitetit ekonomik zhvillohet përgjatë detit Baltik. Haparanda në një mënyrë është qyteti më verior dhe kufizon me Finlandën, megjithëse kufiri vazhdon brenda në vijë tokësore edhe pak më në veri se këtu. Kaq larg në veri dielli kurrë nuk perëndon në fund të qershorit e deri në fillim të korrikut, kurse tani errësohet shumë pak. Pas disa muajsh errësohet shume dhe ditët shkurtohen jashtë mase. Kur isha i vogël kishim një njeri të famshëm i quajtur "Stålfarfar" (“gjyshi prej hekuri”) që u bë i famshëm ngaqë eci me biçikletë nga Haparanda veriore deri në Istadin jugor. Unë, në anën tjetër do të vozis në Haparanda (që e bëra sot) dhe në tre javë do të vozis në Istad. Por një vozitje me biçikletë e tillë nuk mund ti konkurrojë me qëndresën dhe energjinë e mëparshme. Me vete në furgonin tonë të madh (që e quajnë minibus këtu) marr një biçikletë të cilën e vendos në mes në vendin e një sedilje të mesit të çmontuar. Vozitja ime e sotshme duhet ta kënaqë terapeutin tim meqenëse e shtyva veten deri në kufirin e qëndresës dhe durova dhimbjet e gjurit. Gjithashtu shkova me furgon deri në kufirin finlandez por nuk munda të gjeja daljen e fundit nga autostrada. Nuk pata zgjedhje tjetër përveç se të vazhdoja. Kur arrita te dogana kërkova policët që ti thoja që kam humbur rrugën dhe më duhej që të kthehem. Por nuk kishte asnjë njeri atë të shtunë në darkë. Nga mungesa e trafikut si duket të gjithë kishin ikur në shtëpitë e tyre. Nuk mund të kthehesha mbrapa, kështu që vazhdova për në Finlandë. Më shkoi ndër mend që mund të hyja në telashe pasi pasaportën e kisha lënë në motel. Por mbas kthimit të menjëhershëm nuk kishte asnjë as në anën tjetër. Çfarë ndryshimi nga disa nga vendet e tjera që kemi vizituar. E krahasova me kufirin midis Izraelit dhe Egjiptit, Izraelit dhe Jordanisë dhe Greqisë dhe Turqisë rreth 10 vjet më parë. I kthehem tani arsyes së udhëtimit tonë. Po shkon mirë. Natën e fundit e kalova në Pitea. Duke ngarë makinën në qytet, kalova një shenjë të madhe që lexonte “RFSL Veri”; që do të thotë Qendra “Veriore” e RFSL-së që është lobi homoseksual në Suedi që financohet bollshëm nga qeveria. Kur hyra në “Siti Hotel” (Stadshotellet) në Pite mbrëmë hasa në shumë djem në të 20-tat dhe 30-at por shumë rrallë ndonjë vajzë e moshës së tyre. Dukej sikur nuk kishte prindër rreth tyre. Pasi u largova nga hoteli këtë mëngjes shkova deri te një pikë karburanti në Pitea ku kishim lajmëruar që do të shpërndanim DVD-në tonë dhe informacion tjetër falas dhe që do të ishim të hapur për pyetjet e prindërve. Prindërit (dhe gjyshërit) janë grupi që ne kemi në shënjestër; jo homoseksualët. Ja si veprojmë zakonisht: Shkojmë në një pikë karburanti ose restorant që e kemi caktuar më parë dhe mbushim rezervuarin me benzinë ose barqet tona me ushqim në një kohë të caktuar. Nuk shpërndajmë më materiale në këto pika sepse një herë e irritoi pronarin. Meqenëse irritimi i njerëzve është gjëja e fundit që duam të bëjmë, ajo që bëjmë është që largohemi nga karburanti ose restoranti (furgoni jonë është i shënuar qartë me shkronja të mëdha www.AMOSO.org nga të gjitha anët) dhe shkojmë në një vend publik afër, ku takohemi me secilin që mund të na ketë ndjekur dhe shpërndajmë materialet. Ajo që na ndodhi sot në Pitea ishte e pritshme duke konsideruar që RFSL-ja ka qendrën e vet këtu. Më priste një turmë e zemëruar njerëzish. Por ata u mbajtën larg nga pronari i pikës së karburantit dhe unë e mbusha furgonin me karburant. Më pas shkova dhe ndalova në një vend publik afër. E para guximtare ishte një grua që mu afrua dhe me kënaqësi mori materialet për të cilat kishte lexuar në faqen tonë të internetit. Ajo donte edhe disa kopje të tjera për miqtë e saj, kopje të cilat ja dhamë. Më pas erdhi një gazetar me fotografin e tij. Ai donte të më intervistonte. Në Skellefte natën më parë pata dhënë intervistën time të parë. Një djalë dhe një vajzë të dy të rinj në moshë dhe (në pamje të parë) të sjellshëm dhe të mirë. Kështu që mendova që të bija dakord megjithëse i kisha premtuar vetes (dhe gruas time) që nuk do të merresha me intervista gjatë udhëtimit tonë. Më pas u pendova që nuk ju përmbajta planit. Vajza menjëherë më tha që ishte lezbike dhe si mundem unë të shpjegoj që ajo – si vajza më e vogël e familjes – ishte bërë lezbike? Pastaj më pyeti nëse ajo adoptonte fëmijë, a do të bëheshin edhe ato homoseksualë? Ajo donte vetëm të argumentonte dhe asnjëri nga të dy nuk donte të dëgjonte. Kjo ishte pikërisht ajo gjë që nuk doja të ndodhte. Nuk është ky qëllimi i faqes sonë të internetit dhe udhëtimit tonë. Audienca jonë janë prindërit; jo njerëzit që janë homoseksualë. Dhe e dija mirë çfarë thashethemesh dhe anësie do të shprehnin në artikullin që do të shkruanin. Kështu, sot në takimin në orën 1 pasdite, me respekt i thashë jo intervistës. I thashë që në Amerikë kemi një shprehje: “Më mashtro një herë – turpi jot, më mashtro dy herë – turpi im”. Kështu që nuk isha i disponueshëm. Kjo e zhgënjeu shumë, me sa kuptova. Kjo nuk e ndali fotografin paparaci që të bënte të paktën 40 poza gjatë takimit tonë të shkurtër. Kështu që prej kësaj pike i kthehem planit tonë origjinal. Kam rreth gjashtë kërkesa për intervista nga shtypi dhe stacionet lokale të radiove të ardhur nga “Kontakti” në faqen tonë të internetit...Do t’i përgjigjem me respekt duke i thënë jo kur të kem kohë. Një arsye kryesore (besoj) pse komuniteti homoseksual është kaq i shqetësuar nga ne është mënyra se si merremi me Mitin numër 1 (që të dy mënyrat e jetesës janë të dëshirueshme në të njëjtën mënyrë). Për të nënvizuar ndryshimet e mëdha midis këtyre dy jetesave – dhe në këtë mënyrë të motivojmë prindërit të shmangin një rrjedhim homoseksual në pubertet – ne përdorim material nga faqja e internetit të RFSL-së, e cila përmban shumë materiale të ndyra. Për të pasur një ide e asaj për të cilën e kam fjalën – edhe nëse nuk kuptoni suedisht – shkoni tek www.amoso.org lëvizni poshtë (rreth 7 faqe; nën Miti 1 nën-pika 2) nën linkun e quajtur ref.4. Nëse klikoni në këtë referencë do të shkoni te një faqe ku RFSL (meqë ra fjala e financuar nga shteti) i tregon vizitorëve se si të përdorin drogat e jashtëligjshme. Disa rreshta më poshtë mund të klikoni në referencën 5, që shpjegon disa nga informacionet e ndyra që kjo faqe është e mbushur plot. Sigurisht që kjo e vendos RFSL-në në një mëdyshje. Nga njëra anë ata duan të na sulmojnë ne që i zbuluam këtë përmbajtje të parehatshme. Por nga ana tjetër ata nuk duan që ta bëjnë këtë gjë publike. Pardje pata një bisedë interesante me një anëtar të bordit redaktues të gazetës më të madhe në Umea (Västerbottens-Kuriren), qyteti më i madh në veriun e Suedisë. Në mëngjes më kishte marrë në telefon një nga gazetarët e tyre për të më thënë që pas 2 nga 4 ditët që reklama jonë duhej të publikohej, kryeredaktori kishte vendosur ta tërheqë. E pyeta a kishin qenë nën presionin e grupeve nga jashtë dhe ai e pohoi këtë gjë. Por më vonë ky zotëri më mori në celularin tim në veturë dhe folëm për rreth gjysmë ore. Më vonë më mori përsëri dhe donte të dinte më shumë mbi këtë temë. Kjo gjë më pëlqeu. Siç dukej ai ishte numri dy i gazetës dhe nuk kishte pasur mundësinë ta merrte shefin në telefon dhe të pyeste pse e kishin tërhequr reklamën time. Ai u çudit që ishte tërhequr reklama. Më tha që donte të takohej me mua dhe unë i thashë që mund të shkoja tek zyrat e tyre dhe të flisja me bordin redaktues për këtë temë nëse ishte nevoja. Por nuk pranoja asnjë intervistë...do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo...Interesi i tij gjithashtu më motivoi mua. I fola për shqetësimin tim dhe të gruas time për brezat e ardhshëm në Suedi. Rreth 1000 deri në 2000 djem të rinj bëhen homoseksualë çdo vit në Suedi, me gjithë vuajtjet që e shoqërojnë këtë proces. Nëse bëjmë ndryshimin më të vogël në këtë situatë, jetët tona nuk do të kenë shkuar dëm. Na duket vetja shumë të vegjël në krahasim me situatën. Qenia pjesë e diçkaje më të madhe se vetja dhe e diçkaje që është për të mirën e njerëzimit është me të vërtetë shumë frymëzuese. Në cilëndo pjesë të jetës që merremi e Vërteta kurrë nuk mund të fshihet përgjithmonë. Në fund e Vërteta duhet të dalë. Disa herë ndodh shpejt dhe befas si në fabulën “Rrobat e reja të Perandorit”, e shkruajtur nga shkrimtari danez H. K. Andersen. Kur vajza e vogël thërret “Perandori është lakuriq” menjëherë të gjithë e kuptuan të vërtetën. Por gënjeshtra e madhe në rrënjën që homoseksualiteti është i trashëgueshëm ngjashëm do të dojë një kohë të gjatë të brezit tonë për tu hedhur poshtë nën peshën e shkencës. Qëndrimi dhe mendimi i një kombi të tërë ndryshon shumë ngadalë. Pamja e madhe është kjo: Në vitet 60 (dhe më para) njerëzit nuk mendonin shumë për homoseksualitetin (sa kanë ndryshuar gjërat!). Por atëherë psikiatrët dhe psikologët e dinin mirë se rrënja tipike ishte mungesa e lidhjes së duhur me të atin. Biberi (që e përmend nën Mitin 2) nuk ishte i pari që e dinte këtë. Por atëherë, duke filluar me revolucionin seksual të viteve 70 dhe marrjen nën kontroll të dy APA në Amerikë nga ana e homoseksualëve, ju vu shumë theks gjendjes së gjenit homoseksual. Rezultati i kërkimit është që nuk mund të jetë e trashëguar. Çelësi që të bën të kuptosh këto fakte janë studimet mbi binjakët identikë. Ky është çelësi i vërtetë!! Studimet e sinqerta nga Bajli-Dun-Martin dhe nga Berman-Brukner tregojnë vlera të vetëm 11% dhe 7% përkatësisht. Le të marrim 9% si një mesatare. Kjo do të thotë që për çdo binjak identik (i quajtur “binjak” monozigotik) ka vetëm një mundësi 9% (e mbështetur në të dhëna të matura) që binjaku tjetër është gjithashtu homoseksual. Nëse do të ekzistonte një homo-gjen atëherë numri do të ishte 100% në teori dhe pak më i vogël në realitet sepse ekziston një anë gabimi në këto matje. Sigurisht 9% është numër më i lartë se 2-4% i numrit të përgjithshëm të meshkujve që bëhen homoseksualë. Por duke konsideruar një rritje të ngjashme nga i njëjti atë është për tu pritur që të jetë më e lartë se 2-4%. Vini re se 9% nuk do të thotë sigurisht që një mashkull i caktuar me binjak monozigot ka një shans 9% të bëhet homoseksual. Ky numër është akoma në 2-4% e popullatës së përgjithshme. Deri tani duhet të jeni lodhur aq sa edhe unë. Natën e mirë. |