Nr
2 |
Nga faqja e internetit e RFSL-së: “Atëherë dhe Tani Ishulli grek i Lezbosit, ku poetja Sapfo mësonte vajzat e reja në shekullin e 5të P.K., i ka dhënë emrin kësaj forme të homoseksualitetit. Fjala ”lezbike” ka ardhur nga ky emër. Krishtërimi solli një
këndvështrim të ri të seksualitetit. Lidhja me pasardhësit u theksua dhe
epshi u dënua. Veprat e homoseksualitetit u quajtën mëkate sepse thyenin
rregullin e krijimit. Vini re se si RFSL-ja sikur e ka zili shoqërinë e Greqisë së Lashtë për ”dashurinë shumë të vlerësuar midis meshkujve të moshuar dhe djemve të rinj” që ata kishin. Këtu dukshëm flitet për pedofili shumë të përhapur në Greqinë e lashtë. Përfundimi i vetëm që mund të nxirret është që RFSL-së i vjen keq që ”krishtërimi solli një këndvështrim të ri të seksualitetit”. Ata duket sikur e kërkojnë kohën kur epshi dhe pedofilia ishin norma e jetës. Krishtërimi me të vërtetë solli një këndvështrim të ri ku theksohet vlera e çdo njeriu. Krishtërimi i dha fund sakrifikimit të trupit njerëzor në shfaqjet e gladiatorëve, dhe i dha fund skllavërisë dhe i dha fund mundësisë që meshkujt e moshuar të shprehnin “epshin e tyre të vlerësuar ndaj djemve të rinj” për të plotësuar epshet e tyre të liga. Femra filloi të respektohej dhe respekti i përgjithshëm për jetën e njeriut zuri themel. Bërthama e familjes e përbërë nga nëna, babai, dhe fëmijët u bë guri i themelit i shëndoshë i shoqërisë. Dhe besnikëria seksuale midis bashkëshortëve u bë norma e dëshiruar në vend të “dashurisë midis meshkujve të moshuar dhe djemve të rinj”, kaq e vlerësuar në Greqinë e lashtë. Në këtë qytetërim të ri të krishterë, njerëzit filluan të vlerësonin moralitetin dhe etikën meqenëse besonin që një ditë do të mbanin përgjegjësi për veprimet e tyre para krijuesit të tyre. Përgjegjësia që do të tregonin ndaj familjes së tyre dhe njerëzve të tjerë që takonin në jetë. Sigurisht që 2000 vjetët që kaluan nuk ishin të përsosur. Patëm kryqëzatat, mesjetën e errët, skllavërinë dhe periudha shthurjeje seksuale, alkoolizmi dhe dekadence të përgjithshme morale. Por sjellje të tilla konsideroheshin si vese dhe asnjëherë si normale dhe të dëshirueshme. Gjatë 2000 vjetëve të qytetërimit tonë, këndvështrimi jonë zakonisht është bazuar në vlera aq të forta saqë i korrigjonin dekadencën dhe imoralitetin. Por në kohën që jetojmë, në botën perëndimore ka një ndryshim dramatik që nuk është parë kurrë më parë. Fundi i Qytetërimit tonë të
Sotshëm? Në perspektivën e gjatë qytetërimet kurrë nuk zgjasin përjetësisht. Ata vijnë dhe ikin. Prandaj nuk duhet të çuditemi. Është si një rreth. Çdo qytetërim fillon me barbarizëm, që ndiqet nga tirania. Por më vonë vihen ligje që të qeverisin sjelljen. Në fillim nën diktaturën e dikujt por më vonë ndiqet nga liria politike dhe respekti për jetën e njeriut kur anëtarët e shoqërisë i mbledhin frutat e qytetërimit të organizuar të ndërtuar mbi virtytet e nderit dhe të mbështetjes së njëri tjetrit. Por më vonë futet lakmia. Kjo ndiqet nga përtacia dhe mosdashja e përgjithshme e punës. Më vonë dekadenca dhe veset futen brenda dhe prishin familjen. A jemi këtu sot? Shkatërrimi i qytetërimit tonë që po shkon drejt barbarizmit dhe mbylljes së rrethit të qytetërimit. |