Ref. 12:
Kjo është një
përmbledhje e studimit të përshkruar në ref.11 më sipër. E përkthyer në
gjuhën tuaj lexon (pjesërisht):
Sulmet seksuale mbi
Fëmijët e Vegjël të Raportuara tek Forcat e Ligjit: Karakteristikat e
Viktimave, Krimeve dhe Kriminelëve
Tregon gjetje nga
Sistemi Kombëtar i Raportimit të Bazuar në Krime (NIBRS) përsa i përket
sulmeve seksuale, sidomos ndaj fëmijëve të vegjël. Të dhënat janë bazuar në
raporte nga agjencitë e forcave të ligjit të 12 shteteve dhe mbulon vitet nga
1991 deri në 1996. Raporti tregon sulmet seksuale në 4 kategori: përdhunim
me forcë, sodomizim me forcë, sulm seksual me objekt, dhe përkëdhelje me
forcë. Gjetjet përfshijnë statistika të krimeve të sulmeve seksuale, të
viktimave, të kriminelëve, gjinisë, përgjigja ndaj këtyre krimeve,
vendndodhja, koha e ndodhjes, niveli i plagëve të viktimës, përjetimi i
viktimës për moshën e kriminelit, marrëdhënia e viktimës me kriminelin, dhe
karakteristika të tjera në detaj. Gjërat më spikatëse janë:
- Gjashtëdhjetë e shtatë përlind të të
gjitha viktimave të sulmeve seksuale të raportuara tek forcat e ligjit
janë minorenë (nën moshën 18 vjeçare); 34% e të gjitha viktimave ishin
nën moshën 12 vjeçare.
- Një nga çdo shtatë viktima të sulmeve
seksuale të raportuara tek forcat e ligjit ishin nën moshën 6 vjeçare.
- Dyzet përlind e të gjithë kriminelëve të
cilët viktimizonin fëmijë nën moshën 6 vjeçare ishin minorenë (nën
moshën 18 vjeçare)
Për të parë dokumentin origjinal
në anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 40 k) |