pre-ref 22 |
Ref. 22: Konferenca e Luftës Kërk dhe Madsen nuk ishin nga ai lloj aktivistësh qesharakë që të hynin me forcë në kisha dhe të hidhnin prezervativë në ajër. Ata ishin të zgjuar – shumë të zgjuar. Kërk, një hulumtues i neuropsikiatrisë i edukuar në Harvard, punonte me Studimin Xhon Hopkins për të Rinjtë e Çmuar Matematikisht dhe krijonte teste për të rriturit me koeficient inteligjence mbi 200. Madseni, me një doktoratë në politikë nga Harvardi, ishte një ekspert i taktikave të bindjes publike dhe marketingut shoqëror. Së bashku ata shkruan “Pas Vallëzimit: Si do ta Humbë Amerika Frikën e Saj ndaj Pederastëve në vitet 90”. "Sa cinike që mund të duket." Shpjeguan ata, "SIDA na jep neve një shans, sado të vogël, që të vendosemi si një minoritet i persekutuar që ligjërisht të meritojmë mbrojtjen dhe kujdesin e veçantë të Amerikës. Në të njëjtën kohë,” ata paralajmëruan “krijon një çmenduri masive të pikërisht të llojit që ka sjellur gjuajtjen me gurë dhe kolonitë e leprozëve në Mesjetë dhe përpara...Si mund ta shtojmë simpatinë dhe ulim frikën? Si, duke parë dorën e keqe që na ka ndarë SIDA neve, mund ta luajmë lojën tonë?” Përfundimi i planit të Kërk dhe Madsen? “Fushata që nënvizojmë në këtë libër, megjithëse e ndërlikuar, varet kryesisht nga programi i propagandës së paturpshme, e bazuar fort mbi parimet e përparshme të psikologjisë dhe marketingut.” Për të parë tekstin origjinal në anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 496 k) |