pre-ref 29  


Ref. 29:
Kjo referencë (në anglisht) është gjykimi i plotë i shkruar nga Gjykata e Lartë suedeze në gjyqin e pastor Ajk Grinit, predikuesi që u dënua në gjykatën e shkallës së parë me burgim për predikimin e tij mbi shthurjen morale në Suedi. Gjykata e Lartë ra dakord me vendimin e gjykatës së shkallës së parë që Grini me të vërtetë pati kryer një krim që meritonte burgun. Megjithatë, Gjykata duhet të merrte parasysh nëse dënimi do të mbështetej nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut. Gjykata Evropiane përfshin anëtarë nga vende të tjera evropiane të cilat akoma nuk janë bërë aq të sodomizuara dhe hedoniste si vendi ynë. Vendet e tjera akoma mbajnë të drejta të njëjta për lirinë e shprehjes dhe lirinë e fesë. Prandaj, vendimi “fajtor” nuk do të mbështetej nga Gjykata Evropiane. Prandaj Pastor Grini u desh të lirohej nga Gjykata e Lartë Suedeze. Megjithatë, ligji suedez – duke kufizuar lirinë e fjalës dhe fesë – është akoma në fuqi dhe zbatohet nga shteti ynë. Mafia homoseksuale nuk do që të ndryshohet sepse mund të përdoret akoma për ti mbyllur gojën shumë predikuesve. Ata nuk duan që të kenë të njëjtat probleme ligjore që pati Grini.  

Një logjikë e tillë nga Gjykata e Lartë është shumë e qartë në vendimin e tyre të shkruar të çështjes. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht): 


Shënim:
Fjalitë në vazhdim janë fjalitë e fundit të një paragrafi në mes të vendimit të shkruar. Ato përmbledhin mendimin e Gjykatës që Ajk Grini (i quajtur AG në dokument) është me të vërtetë kriminel në bazë të ligjit suedez. 

AG me dëshirën e tij i ka përhapur këto deklarata në predikimet e tij në bashkësinë e tij, me ndërgjegje që mund të kuptoheshin si fyese. Në themel të kapitullit 16, seksioni 8 i Ligjit Penal, i cili është shprehur tek motivet, deklaratat duhet të kuptohen që të kenë shprehur përbuzje për homoseksualët si grup.

Shënim:
Por për shkak të ligjeve ndryshe për të drejtat e njeriut në Bashkimin Evropian (BE) Gjykatës së Lartë Suedeze iu desh të merrte parasysh këto ligje dhe ta linte mënjanë ligjin suedez. Rreth fundit të dokumentit ata shkruajnë si më poshtë: 

Gjykata e Lartë duhet, megjithatë, të vendosë nëse zbatimi i Kapitullit 16, Seksioni 8 i Ligjit Penal në çështjen e AG duhet të hiqet mënjanë për shkak se një zbatim i tillë do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën (shih Vendimet e Gjykatës së Lartë Suedeze NJA 2000 f. 132 dhe 2005 f. 33) ose të Konventës Evropiane (cf Ligji 1993/94:117 f. 37 f. Dhe Raporti i Komitetit 1993/94:KU24 f. 17 ff.).

Dhe dokumenti vazhdon:

Kur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut do të shqyrtojë nëse do të duhet një kufizim i menduar në një shoqëri demokratike, Gjykata vendos nëse i përket një nevoje urgjente sociale, nëse është në përpjesëtim me qëllimin legjitim që po ndiqet dhe nëse arsyeja e dhënë nga autoritetet vendore për ta justifikuar atë janë të rëndësishme dhe të mjaftueshme (gjykimi i 26 prillit të 1979 të Gjykatës në çështjen e Sandej Tajms kundër Mbretërisë së Bashkuar, f. 62, Seritë e Botimit A nr. 30). Duke marrë parasysh shprehjet që shpërndajnë, nxisin, reklamojnë ose përligjin jotolerancën (duke përfshirë jotolerancën fetare) – “urrejtja” – Gjykata e të Drejtave të Njeriut merr parasysh që mund të jetë e nevojshme të dënojë ose madje të parandalojë shprehje të këtij lloji. Duhet bëre një analizë e përgjithshme e rrethanave, duke përfshirë përmbajtjen e asaj që është thënë dhe nëntekstin në të cilin është thënë, të vendosë nëse kufizimi është në përpjesëtim të qëllimit dhe nëse arsyet për të janë të rëndësishme dhe të mjaftueshme. Natyra dhe rëndesa e dënimit duhet marrë parasysh gjithashtu në këtë nëntekst. (Shih vendimin e çështjes Gyndyz, f. 40; krahaso gjithashtu me vendimin e Gjykatës të 9 qershorit 2004 në çështjen Abdullah Aydin kundër Turqisë, f. 35; zbatimi 42435/98, jo i botuar)…..

Në një vlerësim të përgjithshëm të rrethanave – në bazë të praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – në çështjen e AG është e qartë që kjo nuk është një çështje e deklaratave të tilla të urrejtjes që zakonisht quhen fjalë urrejtje. Kjo gjithashtu vlen për të folurën e tij që mund të mendohet si më e madhja, ku çrregullimet seksuale përshkruhen si tumor kancerogjen, meqenëse thënia, e parë në këndvështrim të asaj që është thënë në lidhje me predikimin e tij, nuk është e një natyre të tillë që mund të merret parasysh si reklamim apo justifikim i urrejtjes ndaj homoseksualëve. Mënyra që ai u shpreh nuk mund të quhet më fyese se fjalët në vargjet biblike të marra parasysh, por mund të cilësohet si e madhe edhe nëse merret parasysh mesazhi që ai donte të shprehte tek dëgjuesit e tij. Ai bëri deklarata në një predikim para bashkësisë së tij mbi një temë që është në Bibël. Çështja nëse besimi mbi të cilin ai ka mbështetur thëniet e tij është legjitim apo jo nuk merret parasysh në vlerësim (Gjykimi i Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut në 26 Shtator 1996, në çështjen Manusakis dhe të tjerë kundër Greqisë, f. 47).

Nën rrethana të tilla është e mundur që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke marrë parasysh kufizimet e të drejtave të AG për të predikuar idetë e tij të bazuara në Bibël të cilin do të përbënte një vendim fajtor, do të vendoste që kufizimi nuk është në përpjesëtim dhe si rrjedhim do të përbënte një shkelje të Konventave Evropiane.

Shprehja e përbuzjes në bazë të nxitjes kundër grupeve kombëtare ose etnike nuk mund të nënkuptohet që të ketë një kuptim të tillë kaq të ndarë që të lindë një konflikt i vërtetë i ligjeve këtu midis Konventave Evropiane dhe Ligjit Penal (shih Raportin e Komitetit 1993/94:KU24 f. 18 e mëtej). Është pa dyshim rrjedhim i asaj që është thënë më sipër që në bazë të punës parapërgatitëse qëllimi është që deklarata të këtij lloji që Prokurori i Përgjithshëm ka lexuar këtu në gjykim të aktit kriminal duhen cilësuar si shprehje përbuzje në kuptimin e marrë parasysh. Një nga arsyet për përfshirjen e Konventave Evropiane në ligjin suedez ishte, megjithatë për të krijuar një bazë të qëllimshme për zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventave në gjykatat suedeze (shih ligjin 1993/94:117 f. 33). Gjykata e Lartë në disa vendime të tjera gjithashtu ka vendosur që duhet të jetë e mundur të devijosh nga thënie të tilla rreth kuptimit të vendosjes së ligjit e bërë në punën përgatitore të ligjit apo në rastin kur ligji duhet për interpretimin e Konventës që është shprehur në vendimet e Gjykatës Evropiane të së Drejtave të Njeriut (shih Vendimet e Gjykatës së Lartë Suedeze më të fundit NJA 2005 f. 462; ose çështje ligjore të mëparshme NJA 1988 f. 572, 1991 f. 188, 1992 f. 532 dhe 2003 f. 414). Ajo që është thënë nënkupton që pjesa e përgjegjësisë në nxitjen e urrejtjes ndaj një grupi kombëtar apo etnik në këtë çështje duhet kuptuar më ngushtë sesa e treguar nga puna përgatitore, që të mund të arrihet një zbatim në bazë të Konventave. Siç u tha, mund të mendohet që një zbatim i tillë në bazë të Konventave nuk mund të lejojë një vendim fajtor për AG nën rrethanat e tashme të çështjes.

Në lidhje me atë që u tha, akuzat kundër AG hidhen poshtë.


Për të parë tekstin e plotë (në anglisht) klikoni këtu (madhësia e skedarit: 92 k)