pre-ref 34 |
Ref. 34: Kryetari i Gjykatës së
Lartë (në suedisht:
HD për "Högsta Domstolen") bën shaka për blerjen e shërbimeve
seksuale nga anëtari i Gjykatës. Anëtari i gjykatës i cili pagoi për seks do të qëndrojë në vendin e tij të punës në HD. Anëtari i Gjykatës Lif Thorson mund të vazhdojë të qëndrojë në gjykime në gjyqe që kanë të bëjnë me seksin. Pavarësisht nga fakti që ai vetë e ka thyer ligjin. Kryetari i Gjykatës HD, Bo Svenson dje foli me shaka për blerjen e seksit nga kolegu i tij dhe tha që nuk duhej quajtur mangësi. "Përkundrazi. Mund të themi që ka një njohuri të thellë mbi këtë çështje", deklaroi Svensoni në një intervistë me Lajmet e Përditshme. Dje, Prokurori i Përgjithshëm tha që nuk ka arsye që Lif Thorsoni të hiqet nga pozita e tij. Prokurori i Përgjithshëm nuk mendon që Thorsoni e ka treguar veten “të paaftë për të mbajtur pozitën” që është në kusht për tu pushuar nga puna. Për të parë tekstin origjinal në anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 1.2 MB) |