Ref. 37:
Ky është një artikull në një gazetë tjetër katër ditë më vonë (30 maj 2005)
ku kryetari i Gjykatës së Lartë Bo Svenson vazhdon të mbrojë thëniet e
mëparshme skandaloze të tij. Artikulli (i përkthyer nga suedishtja) lexon:
"Unë
jam një Göteborgare" (që do të
thotë një person nga Goteborgu; qyteti i dytë më i madh në Suedi)
Në këtë mënyrë kryetari i Gjykatës së Lartë e shpjegon deklaratën e tij
skandaloze.
Këtu kryetari i Gjykatës
së Lartë, Bo Svenson, thotë diçka tjetër të pakuptimtë. Në TV Agjendën
suedeze ai i shpjegon hapat e tij të gabuara në çështjen Lif Thorson në këtë
mënyrë:
"Unë jam një göteborgare".
Bo Svensoni, javën e fundit u
pyet nga një gazetar nëse i dënuari për seks Lif Thorson – anëtar i Gjykatës
i cili bleu seks nga një djalë i shkollës së mesme por e ruajti vendin e
punës – duhej të humbte mundësinë e gjykimit të çështjeve që kanë të bëjnë me
seksin.
"Përkundrazi. Mund të thoni që ai ka një njohuri të thellë mbi
këtë çështje”, i tha Bo Svensoni reporterit.
Ai vazhdoi duke cituar një koment nga një gjykatës belg:
"Ka shumë beqarë që kanë probleme me gjetjen e seksit".
"Kam një humor të zi"
Bo Svensoni u intervistua dje nga Lars Adaktusoni në TV suedez për thëniet e
tij dhe dha këtë shpjegim:
"Unë jam një göteborgare me humor të zi".
Ai e përsëriti shpjegimin disa herë gjatë intervistës.
Udhëheqësi i fortë i Gëtebergut, mbikqyrësi Goran Johanson (s), nuk i pranon
shfajësimet.
Pa traditë
"Duke folur
në përgjithësi, njerëzit nga Stokholmi na keqkuptojnë neve nga Gëtebergu, por
nuk është një traditë në Gëteberg që me tallje të shfajësosh çështje serioze.
Duhet të mbani përgjegjësi për atë që thoni. Nuk e kuptoj rrjedhën e tij të
mendimeve”, vazhdon Goran Johansoni.
Edhe gazetari i TV (nga Gëtebergu) Jane Josefson, i cili ka dhënë kontribut
të madh për
"Në detyrë; shqyrtimi i prostitucionit dhe tregut të seksit”, reagoi
ndaj gafës së fundit të Svensonit. ”Mendoj që u tha shumë qartë që ai nuk e
pëlqen ligjin për tregtinë e seksit dhe po përpiqet të na tërheqë vëmendjen
nga ajo që tha duke thënë që është nga Gëtebergu. Shumë e dhimbshme”, tha
Jane Josefsoni.
Nuk deshi të komentonte
Gjatë intervistës
tha me disi hezitim që bie dakord me pyetjen nëse tregtia e seksit duhet
nxjerrë jashtë ligjit.
"Ne e kemi nxjerrë jashtë ligjit dhe më pas nuk na lejohet ta përdorim
këtë mundësi”, tha ai përfundimisht.
Kur Gazeta e Mbrëmjes (në suedisht.: Aftonbladet) mbrëmë në darkë vonë arriti
të kontaktonte Bo Svensonin ai nuk na e tregoi anën e mirë e së qenit nga
Gëtebergu.
"Nuk dua të komentoj më për këtë. Intervista ime tek Agjenda ishte
thënia ime e fundit mbi këtë çështje. Mirupafshim!"
Shënim: Çdo ankesë për secilën nga pesë aktet
kriminale të Thorsonit ishte e kotë. Dhe Thorsoni (nga 2007) akoma shërben
si gjyqtar në Gjykatën e Lartë Suedeze. Ai gjithashtu ka pozita të tjera të
rëndësishme në shoqëri. Ai është për shembull një anëtar i Komitetit
Disiplinor në Shkollën e Biznesit të Stokholmit.
Për të parë tekstin origjinal të
plotë në suedisht klikoni
këtu (madhësia e skedarit: 1.4 MB) |