pre-ref 38 |
Ref. 38: Raport: Pedofilia
më e shpeshtë te "pederastët" Ngacmimi seksual i fëmijëve dhe pedofilia ndodhin më shumë tek homoseksualët sesa tek heteroseksualët në përpjesëtimin një me një, sipas një studimi të ri. "Prova të shumta mbështesin besimin që homoseksualiteti është një çrregullim seksual shpesh i shoqëruar me çrregullime që kanë pasojo të këqija për kulturën tonë,” shkruan Stiv Balduin në, "Ngacmimi Seksual i Fëmijëve dhe Lëvizja Homoseksuale," që do të botohet së shpejti nga Revista e Ligjit të Universitetit Rixhent. Balduini është drejtori ekzekutiv i Këshillit për Politikën Kombëtare në Uashington Disi. "Është e vështirë të transmetosh anën e ërrët të kulturës homoseksuale pa qenë i rreptë,” shkroi Balduini. “Megjithatë, është koha të pranojmë që sjellja homoseksuale cënon themelet e qytetërimit perëndimor – bërthamës familjare.” Megjithëse komuniteti homoseksual dhe shumica e medias tallen me një akuzë të tillë, Balduini – që kryesoi komitetin e Edukimit të Bashkuar të Kalifornisë, ku luftoi kundër mbështetjes për agjendën homoseksuale në shkollat publike shtetërore thotë në raportin e tij që përpjekjet e aktivistëve homoseksualë për të vënë në shënjestër fëmijë si për kënaqësinë e tyre seksuale ashtu edhe për të zmadhuar lëvizjen homoseksuale përbëjnë një sulm të pa gabueshëm në njësinë familjare. Hulumtimi i Balduinit u mbështet nga një trup pune i përfunduar i shkruar nga Dr. Xhudit Reisman, drejtoreshë e Institutit për Edukim Mediatik dhe autore e shumë librave autoritarë për maskimin e miteve seksuale, duke përfshirë edhe Kinsey, Krime dhe Pasoja. Në tezën e saj – gjithashtu e shkruar për Revistën e Ligjit të Universitetit Rixhent – Reisman citon psikologun Juxhin Ejbel, hulumtimet e të cilit zbuluan që homoseksualët "ngacmojnë seksualisht djem me gjasa që janë nga pesë herë më e lartë se ngacmimi i vajzave... '" Ejbeli gjithashtu zbuloi që ata që nuk ishin burgosur “dhe ishin ngacmues fëmijësh pranuan nga 23.4 deri 281.7 të akteve për njeri...qëllimi i të cilëve ishin meshkujt." "Raporti i abuzimit seksual homoseksual të fëmijëve ndaj atij heteroseksual është për tu çuditur, tha Reismani, i cili ishte hetuesi kryesor për një grant prej 800,000 dollarësh për Departamentin e Drejtësisë që studioi pornografinë e fëmijëve dhe dhunën." Për të parë tekstin origjinal në anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 592 k) |