Ref. 40:
Kjo referencë është një
sondazh për besimin tek Perëndia në 25 vende Suedia është në vendin e
fundit, si për besimin tek Perëndia ashtu edhe nëse besojnë apo jo tek ferri.
E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht):
Suedezët
në vendin e fundit në sondazh për besimin tek Perëndia.
Më shumë se gjysma e danezëve kanë besim tek Perëndia, gjë që i bën vendin më
fetar në Skandinavi. Por suedezët janë në fund të sondazhit të 25 vendeve të
botës.
Hetimi i fesë në Danimarkë u
krye nga një grup hulumtuesish të Universitetit Alborg dhe ishte pjesë e
analizës ndërkombëtare ku një mostër e popullatës në 25 vende dha përgjigje
për pyetjen “A besoni tek Perëndia?” 53% e danezëve u përgjigj ‘po’
ndaj pyetjes …
Portugalia fetare
Portugalia
udhëheq me plot 92% që besojnë tek Perëndia, e ndjekur nga Polonia dhe SHBA
ku numrat janë 86% dhe 84% respektivisht...Suedia është e 25-ta në listë, me
fjalë të tjera e fundit, me 32% që kanë besim tek Perëndia...11% e danezëve
shkojnë në kishë të paktën një herë në muaj, ndërsa numrat për Norvegjinë dhe
Suedinë janë 10% dhe 8% respektivisht. Në Amerikë 48% shkojnë në kishë të
paktën një herë në muaj.
Për të parë tekstin origjinal në
suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 2.2 MB) |