Ref. 41:
Kjo është një referencë
e veprimeve të ndërmarra kohët e fundit nga Bashkimi i Misionit Suedez (në
suedisht: Svenska Missions Förbundet ose SMF). Në mars të 2002 ata
pranuan pastorë homoseksualë në radhët e tyre (për sa kohë bashkësitë vendore
do ti pranonin sipas rasteve). Dhe në korrik të 2002 ata u takuan me
qeverinë suedeze për ti siguruar që pastorët homoseksualë me të vërtetë ishin
të pranueshëm për ta. Duke plotësuar këtë kusht qeveria i premtoi vazhdimësinë e mbështetjes financiare
për SMF “pa ndonjë kufizim”. Në fund të kësaj reference është një listë (në suedisht) e 21
denominacioneve që marrin financim nga qeveria. E përkthyer në gjuhën tuaj
ky artikull lexon (pjesërisht):
SMF-ja
dhe qeveria në marrëveshje për pastorët homoseksualë
Bashkimi i Misionit Suedez (në suedisht: ’Svenska Missionsförbundet’ ose SMF)
do të vazhdojë të marrë ndihmë financiare pa kufizime
Dialogu mes SMF-së dhe qeverisë tashmë ka marrë fund. Përfundimi i dialogut
është që SMF-ja do të vazhdojë të marrë mbështetje financiare nga qeveria.
Krister Andreson, udhëheqësi i SMF-së tha:
"Ka qenë një bisedim i mirë, në shpirt të mirë, dhe me respekt’"
Për të parë tekstin origjinal në
suedisht klikoni
këtu (madhësia e skedarit: 2.2 MB) |