Ref. 45:
Kjo referencë është e
një artikulli në E Përditshmja Suedeze (në suedisht:“Svenska Dagbladet”) në
13 qershor 2004, vetëm dy ditë para gjyqit të pastor Grinit për predikimin e
tij mbi shthurjen seksuale. Në artikull pastor Hedini nuk e pranon atë që ka
predikuar pastor Grini. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht):
Pastori dënohet për nxitje
urrejtje kundër një grupi njerëzish
Të martën do të zhvillohet
gjyqi i një pastori pentekostal nga Olandi. Ai është i akuzuar për nxitje
urrejtje ndaj në grupi njerëzish pasi u shpreh, në një nga predikimet e tij,
në një mënyrë që është fyese ndaj homoseksualëve...Pas dëgjimit të akuzava,
pastori i tha mediave që nuk pendohej, por e mbronte atë për të cilën kishte
folur.
Sten-Gunar Hedin, udhëheqësi i Kishës Filadelfia në Stokholm dhe zëdhënësi
zyrtar për ”Pingst”(që është organizata mbulesë e denominacionit pentekostal)
tha:
"Mendoj që është e pavend për Grinin që të flasë ashtu siç foli ai për
një grup njerëzish dhe nuk besoj që ai mund të ketë mbështetje për atë që
tha. Ajo që tha ai nuk mbështetet nga Denominacioni pentekostal dhe unë vetë
dëshmoj për këtë."
Për të parë tekstin origjinal në
suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 1.2 MB) |