Ref. 49:
Kjo referencë është e
faqes 21 të numrit Gusht-Tetor të Gyro-s. Është një krahasim anë për
anë i dy interpretimeve të ndryshme të Biblës rreth pranimit të
homoseksualitetit si jetesë e të krishterëve. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon
(pjesërisht):
KUNDËR
Tre pjesë në
Dhiatën e Re flasin kundër marrëdhënieve homoseksuale (Rom.1:26-27; 1 Kor.6:9-10
dhe 1 Tim.1:10) Përshkruhet si një një pasojë e kthimit të kurrizit të
njeriut ndaj Perëndisë dhe rregullit të krijimit, dhe një person që do të
trashëgojë Mbretërinë e Perëndisë nuk duhet të jetojë në homoseksualitet
aktiv. Ligjet për Shenjtërinë në Levitiku 18:22 ndalojnë mes tjerash edhe
aktet homoseksuale ……
PËR
Kur Pali shkruan
për aktet ’jonatyrore’ tek Rom. 1:26-27 dhe për tradhtinë bashkëshortore në 1
Kor.6:9-10 është, sipas një interpretimi, për arsye se ishte e zakonshme për
burra të moshuar të shfrytëzonin seksualisht djem të rinj, dhe si rrjedhim e
ka fjalën për prostitucion homoseksual në vend të marrëdhënieve homoseksuale.
Një interpretim thotë që tregimet e Veprave 10-11 janë një shabllon për
zgjerimin e Bashkësisë së Krishterë nga Fryma e Perëndisë që derdhet tek ata
që ishin menduar të papastër deri në atë kohë. Argumenti është që të
krishterët pederastë të kohës tonë i përkasin pranimit të krishterëve paganë
në Bibël. Nëse do të ndiqnim ligjet për homoseksualitetin në Dhiatën e
Vjetër, atëherë do të duhet të ndalonim tatuazhet dhe të vinim me detyrim
rrethprerjen. Pali shkruan në 1 Kor.11:14 që ‘A nuk ju mëson natyra vetë se po
të mbajë burri flokë të gjatë, çnderon veten e vet?...’ Kjo pjesë shkrimi,
mendojnë shumë njerëz, është një shembull se si Pali u ndikua nga shoqëria e
ditëve të tij, dhe nuk është një mendim që ne duhet të kemi sot. E njëjta
gjë mund ti aplikohet edhe homoseksualitetit.
Është për tu thënë që asgjë në
artikull nuk tregon se cili nga interpretimet është i drejtë (biblik). Asgjë
tjetër, meqë ra fjala, në këtë numër të Gyro-s nuk na flet se cila është
jetesa e krishterë. Madje se as cila nga këta jetesa është për tu dëshiruar.
(Shënim: Është një foto dhe do të ju duhet ta zmadhoni për ta lexuar.)
Për të parë tekstin origjinal në
suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 1.5 MB). |