Nr 4
Pjesë nga libri i Dr. Nikolosisit
“Udhëzuesi i Prindërve në Parandalimin e Homoseksualitetit”
- (REF.3). 


Korrektesa politike vazhdon ti sëmurë të gjitha shoqatat e shëndeti tonë mendor. Një mbledhje vjetore e 1999 e Shoqatës Psikiatrike Amerikane ishte planifikuar të përfshinte një debat nëse orientimi seksual mund të ndryshohej me anë të terapisë. Por ky debat u anulua kur dy nga folësit u tërhoqën, duke thënë që tema e homoseksualitetit si i ndryshueshëm kishte shumë ngarkesë politike për një takim shkencor. Psikiatri Xhefri Satinover dhe unë fillimisht ishim propozuar si anëtarë të panelit, por psikiatrit aktivistë pederastë kundërshtuan të marrin pjesë nëse ose unë ose Satinoveri merrnim pjesë në një diskutim të tillë.

Pra jeni në studime pasuniversitare dhe mendoni se homoseksualiteti është normativ? Paçit fat në shprehjen e mendimit tuaj, botimit të tezës, dhe në marrëdhëniet me kolegët. Më mirë ta mbanit këtë mendim për vete, ose do ta gjeni veten të hedhur jashtë klubit shoqëror nga i cili ishit përpjekur aq shumë që merrni miratim.

Psikologjia përbëhet nga një “mori mendjesh të pavarura”, siç thonë, dhe megjithëse të gjitha bërtasin se e duan shumë larminë, dhe nga ana tjetër insistojnë që të mendoni njësoj si ata. A nuk e kupton ky profesion se ka një ironi aty? Si drejtues i NARTH-it (Shoqata Kombëtare e Hulumtimit dhe Terapisë së Homoseksualitetit) u inkurajova kur drejtori i Shoqatës Amerikane Psikologjike (APA), Norin Xhonson, botoi një artikull të njohur që bëri një thirrje për liri intelektuale. Ajo tha: ‘Unë e mbështes shumë debatin në APA, pavarësisht volumit apo intensitetit të debatit. Debati është i shëndoshë. Mosmarrëveshja është e shëndoshë...Një shkencë produktive dhe e shëndoshë kërkon liri hulumtimi dhe liri shprehje.’

Çfarë e motivoi deklaratën me ndjenja të Xhonsonit? Për fat të keq, jo interesimi për njerëzit që kërkojnë të ndryshojnë orientimin tyre seksual. Dr. Xhonson me të vërtetë ishte e shqetësuar për revoltën publike që e kishte turpëruar shoqatën: APA kishte botuar një artikull që kishte thënë që marrëdhëniet pedofile, zakonisht, mbahen mend për të mirë nga ana e të ngacmuarve. Si përgjigje e kritikave të mëdha publike, shoqata pati shprehur keqardhjen për artikullin. Thirrja e Dr. Xhonsonit për liri shkencore, ishte në fakt, mbrojta e të drejtës së autorit që të diskutojë një këndvështrim pro pedofil!

Megjithatë, të inkurajuar nga dëshira e Xhonsonit për tu ballafaquar me paqartësitë, NARTH-i shkruajti dhe kërkoi për leje për të shpallur takimet tona shkencore në botimet e APA-s, ashtu siç bëjnë organizatat pederaste. (Kërkesat e NARTH-it ishin hedhur poshtë në të kaluarën.) Rezultati? Përgjigja që morëm,nuk ishte nga drejtori i APA-s, por nga Klinton Anderson, kryetari i Zyrës për Çështje Pederastie, Lezbike dhe Biseksuale. Për fat të keq, Andersoni përfaqëson një grup krejt ndryshe interesash – mbrojtësit e pederastëve. Ai në mënyrë të hapur e kundërshton perspektivën e NARTH-it mbi homoseksualitetin, dhe gjithashtu me forcë e kundërshton trajtimin e fëmijëve para homoseksualë. Dërgimi i letrës së NARTH-it në zyrën e Andersonit ishte sikur të kishim dërguar një ankesë ndaj policisë në bashki, dhe ata ta kishin kthyer tek shefi i policisë. Sigurisht, kërkesa u hodh poshtë.

Nëse APA me të vërtetë dëshiron liri shkencore, atëherë organizata si NARTH-i duhet të ftohen që të marrin pjesë. Liria shkencore kërkon përfshirjen e atyre me kuptim të kundërt të përkufizimit dhe rëndësisë së seksualitetit njerëzor. Dhe prindërve që kërkojnë me vështirësi një terapeut që mendon si ata dua t’u them që, ndërsa po shkruaj këtë, dera e APA-s mbetet e mbyllur për ata që kanë këndvështrim të ndryshëm.”