Ref. 17:
Kjo referencë është në
suedisht. Tregon procesverbalin publik të asaj që ndodhi në parlament
në atë ditë vendimtare (5 qershor 2002) kur ata votuan për hapjen e dyerve për
birësimin e jetimëve nga partnerët homoseksualë. Vendimi u ndoq nga në debat
i gjatë me jo më pak se 108 ’deklarata’ (në suedisht: “anföranden”) nën
paragrafin 10, duke përfshirë edhe shumë kundërshtime. Deklaratat dhe
kundërshtimet u numëruan nga 21 deri në 128. Procesverbali i votimit u
tregua në paragrafin 18 afër fundit (nën “LU27; Partnershipi, birësimi,
etj.”). I përkthyer në gjuhën tuaj procesverbali i votimit lexon:
Prop. 2001/02:123
LU27 Partnershipi,
birësimi etj.
Pika 1 (Kundërshtim i propozimit të birësimit dhe kujdestarisë)
1. Propozim
2. Hedhje poshtë (kd)
Votimi:
198 në favor të propozimit
38 në favor të hedhjes poshtë
71 abstenuan
42 mungojnë
Parlamenti e miratoi propozimin.
Shpërndarja e votave të hedhura:
Në favor të propozimit: 118 Social Demokratë, 9 të Moderuar, 34 Parti e Majtë, 12 Parti
e Qendrës, 15 Parti Ambjentaliste, 9 Parti e Popullit
Në favor të hedhjes poshtë: 1 i Moderuar, 37 Kristian Demokratë
Abstenuan: 60 të Moderuar, 4 Parti Qendrore, 6 Parti Popullore
Mungonin: 13 Social Demokratë, 11 të Moderuar, 9 Parti e Majtë, 5 Kristian
Demokratë 2 Parti e Qendrës, 1 Parti Ambjentaliste, 1 Parti e Popullit
An-Katrine Dunker (m) and Runar Patriksoni (fp) thanë që kishin qëllim të
abstenonin, por e hodhën votën “në favor”
Për të parë tekstin origjinal në
suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 696 k) |