Ref. 21:
Kjo reference është në
anglisht. Materiali është nga Gluefox.com, i shkruar nga Krister Renard në
Upsala dhe vë në shënjestër mes tjerash edhe aktet e urrejtjes dhe skandaloze
nga homoseksualët drejtuar të krishterëve në vendin tonë. Rreth sodomizimit
të shpejtë të vendit tonë të dashur (e përkthyer në gjuhën tuaj) lexon
(pjesërisht):
Zhvillimi duket sikur po ecën
shumë shpejt. Gjatë “Natës Kulturore” në Upsala në 19 shtator të 1998, ata
kryen një shërbesë në Katedralen e Upsalës, ku ata, mes tjerash shfaqën të
ashtuquajturën “Ekspozita Ecce Homo”. Ekspozita përbëhej nga piktura të
Jezusit, jo vetëm në një ambient homoseksual, por vetë si homoseksual. Të
paktën këtë përshtypje pata kur i pashë pikturat. Të shfaqësh Jezusin në këtë
mënyrë gjatë një shërbese në Katedralen e Upsalës duhet të jetë prova
përfundimtare e shthurjes që ka ndodhur në Suedi gjatë këtyre 30 viteve të
fundit.
Dhe nëse më pas klikoni në
linkun “Dagens Adrenalinklick” (Adrenalina e Ditës) dhe më pas vijoni tek “Homoseksualiteti:
një shprehje natyrore e seksualitetit njerëzor, ose…..” do të gjeni këtë:
Para vitit 1944, aktet
homoseksuale mes të rriturve kriminalizoheshin dhe quheshin diçka jo
natyrore dhe e shthurur. Me kalimin e kohës perspektiva psikologjike mbi
homoseksualitetin që filloi të kryesonte, ishte ajo ku origjina e
homoseksualitetit konsiderohej të ishte një çrregullim psikologjik i bazuar
në përjetimet traumatike të fëmijërisë. Në Enciklopedinë Mjekësore (në
suedisht: Medicinsk Uppslagsbok) botimi i 1969 nga Ak Renander (gjatë i
konsideruar fjalori standard mjekësor në Suedi) gjejmë përkufizimin e
mëposhtëm: ”Epsh seksual jo i drejtë, i përqendruar drejt seksit të njëjtë”, dhe
në Enciklopedinë Norstedt (në suedisht: Norstedts Uppslagsbok) e 1973, homoseksualiteti
shpjegohej si: ”Epsh seksuali i çrregullt i drejtuar ndaj të njëjtit seks. E
kundërta: heteroseksualiteti, epsh seksual normal".
Po le të ecim përpara
tek Festivali Prajd i 2001, ekstravaganca homoseksuale në Stokholm. Në
tendën që i përkiste Bashkimit Rinor Liberal (në suedisht: Liberala
Ungdomsförbundet) shfaqja kryesore ishte hedhja e shigjetave në fotot e
zmadhuara të Alf Svensonit, Papës dhe Ulf Ekmanit (udhëheqësit të ‘Fjalës së
Jetës’; Denominacioni i ri karizmatik në Suedi). Në këtë rast me të vërtetë
mund të flisni për urrejtje dhe nxitje të dhunës, si kundër disa njerëzve të
caktuar ashtu edhe ndaj grupeve që këta udhëheqës përfaqësojnë. Mund të
pyesim si mund të kishte qenë reagimi i mediave nëse një konferencë fetare do
të kishte një shfaqje të ngjashme me fotot e disa ‘urrejtësve të krishterëve’
nga RFSL-ja me titullin “gjuaji pederastit”. Por diçka e tillë është e
pamundur të ndodhë tek njerëzit e besimit. Megjithatë, RFSL-ja nuk heziton
të nxisë urrejtje ndaj njerëzve të fesë. Atyre krejtësisht i mungon
toleranca për disa grupe të caktuara njerëzish.
Shembuj të tjerë të nxitjes së urrejtes nga homoseksualët në Suedi sot: Në
gazetën rinore “Lava”, e botuar në qershor të 2003 nga qyteti i Stokholmit
(dhe si rrjedhim i paguar me paratë e taksapaguesve) u tregua një karikaturë
e Siuert Oholmit duke bërë seks me Alf Svensonin. Nën karikaturën qe shkruar
teksti i mëposhtëm, i shkruar nga këngëtari dhe ‘debatuesi’ Uje Brandelius, “.....e gjitha është të pastrohemi dhe ta heqim
qafe nga fytyra e tokës sistemin moral të ndenjur, kalbur, mashkullor, të
vjetër të mallkuar të krishterë”. Karikatura dhe teksti u raportuan nga
Hansgoran Bjork (i cili është, mes të tjerave, gazetar i “Botës Sot” dhe me
lidhje të ngushta me “Fjalën e Jetës”) si Sekretarit të Departamentit të
Drejtësisë (në suedisht: Justitiekanslern; JK) ashtu edhe Prokurorit të
Drejtësisë (në suedisht: Justitieombudsmannen; JO). ). Të dy ata menduan se shprehjet ti heqim
qafe të krishterët nga faqja e tokës ishin të pranueshme. Krahasojeni këtë me
veprimtarinë e rëndë ligjore ndaj Pastor Ajk Grinit kur ai foli kundër
homoseksualitetit dhe mëkateve të tjera seksuale
Për të parë tekstin origjinal në
suedisht klikoni
këtu (madhësia e skedarit: 272 k ) |