Ref. 43:
Kjo referencë është e
një takimi të mbajtur nga “HomO” (Prokurori për të drejtat e homoseksualëve)
për ti dhënë mësim atyre denominacioneve që marrin mbështetje nga shteti se
si ti mirëpresin homoseksualët në radhët e tyre. E përkthyer në gjuhën tuaj
lexon (pjesërisht):
HomO: Nuk
mund ti mohoni anëtarët
Liria e fesë është e
kufizuar tek të drejtat për tu mbledhur për shërbesa – jo ti mohoni ndonjërit
liri të plotë anëtarësie në kishë. Ky ishte mesazhi i djeshëm nga HomO gjatë
takimit me përfaqësues të denominacioneve. Ai donte një përgjigje për një
pyetje të caktuar: Çfarë janë masat që po marrin denominacionet për të
parandaluar diskriminimin e homoseksualëve?
Pas një ore e një çerek
takimi aq i përfolur kishte përfunduar. Sipas delegacionit të
denominacioneve, takimi u mbyll me marrëveshje. Nuk pati protokoll dhe asnjë
nga përfaqësuesit e HomO-s nuk mbajti shënime për takimin.....
Kërkon një përgjigje
Siç doli, HomO
Hans Yterberg kërkoi një përgjigje për pyetjen: Ai do të dijë nëse ne
diskriminojmë, siç përkufizohet në ligjin e ri kundër diskriminimit .... Në
paraqitjen e tij, HomO e bëri të qartë që liria e fesë do të thotë vetëm
liria për të zhvilluar shërbesa, jo për të zgjedhur anëtarët...
"Unë i thashë që unë u rrita në një denominacion të pavarur dhe që të
gjitha këto kisha punojnë për marrëdhëniet e mira midis njerëzve”, tha
Mariane Andreas..
Hans Yterbergu tha që tani është në dorë të denominacioneve të caktojnë një
datë të re për një takim të ri që të planifikojnë përgjigjen e pyetjes...
Për të parë tekstin origjinal në
suedisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 2.2 MB) |