Ref. 44:
Ditën mbas dhënies së
mësimit nga HomO për përfaqësuesit e denominiacioneve tona, vetë qeveria u përfshi
në këtë çështje. Kjo referencë është e një lajmërimi të dhënë nga qeveria që
ajo do të hetojë të gjitha denominacionet në Suedi që marrin mbështetje
financiare nga qeveria (21 gjithsej), që të jenë të sigurt që ata i kanë
dyert e hapura ndaj sodomizmit, duke përfshirë pranimin e priftërinjve
homoseksualë. E përkthyer në gjuhën tuaj lexon (pjesërisht):
"Denominacionet
do të hetohen gjatë pranverës"
Qeveria do të hetojë nëse
denominacionet veprojnë mjaftueshëm për tu ballafaquar me diskriminimin e
homoseksualëve. Ky mesazh u dha dje nga prokurori për diskriminimin në bazë
të orientimit seksual, HomO, për Ministrin e Kulturës Marita Ulvskog.
Menjëherë pas
ditës së takimit të HomO-s me përfaqësuesit e atyre denominacioneve që marrin
mbështetje financiare nga shteti, siç u raportua dje, çështja përfundoi në
duart e qeverisë. Xhorxh Sved, zëdhënësi i HomO-s tha:
"Ne thamë në një takim me Marita Ulvskog që qeveria duhet të ndjekë nëse
denominacionet i binden ligjit për të punuar kundër të gjitha formave të
diskriminimit."
"Dhe çfarë përgjigje morët?"
’"Që është mendimi i qeverisë që ligji duhet të vihet në veprim dhe të
përmbushet."
Historia legjislative rreth mbështetjes financiare nga qeveria për
denominacionet kërkon që të gjitha format e diskriminimit të hidhen mënjanë.
HomO pretendon që ka shembuj në kisha ku ka pasur shkelje të ligjit dhe
prandaj do që të hetojë pozitën e denominacioneve rreth kësaj çështje.
Takimi të martën ishte një hap në këtë hetim.
Për të parë tekstin origjinal në
anglisht klikoni këtu (madhësia e skedarit: 2.2 MB) |